Formula-1/ Hamilton mund të detyrohet ta dorëzojë titullin e kampionit të botës
Lexohet për: 2 min.
Hamilton
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kampionati Botëror i Formula 1, Lewis Hamilton, përfundoi në një finale tronditëse në vitin 2008 me Felipe Massas si humbës i madh i asaj gare, por 15 vjet më vonë, braziliani mund të padisë për titullin kampion bote.

Një pikë e vogël e ndau Felipe Massa nga titulli i kampionatit botëror në fund të sezonit 2008. Leëis Hamilton siguroi vendin e parë nga shtatë kampionatet botërore, por ai mund të detyrohet që ta kthejë atë.

Arsyeja për këtë janë deklaratat e fundit të ish-shefit të Formula 1, Bernie Ecclestone të cilat e nxisin Massa-n të marrë në konsideratë veprimet ligjore në lidhje me vendimin për titullin e asaj kohe, përcjellë KosovaPress.

Dueli mes Masës dhe Hamiltonit në atë sezon ishte jashtëzakonisht i madh dhe që kulmoi më garën në Singapor.

Skandali u shkaktua nga ekipi i Renaultit që provoi për të ndihmuar Fernando Alonson drejt një fitoreje, kur shoku i tij i skuadrës Nelson Piquet jr. Bëri një përplasje të qëllimshme me makinën e tij.

Në një intervistë për “F1-Insider”, 92-vjeçari Ecclestone tregon se si skandali i njohur si “Crashgate” ishte mbuluar në atë kohë. FIA mund të kishte ndërmarrë veprime përpara fundit të sezonit për të anuluar rezultatin e Çmimit të Madh të Singaporit. Por Ecclestone donte të mbronte sportin dhe ta shpëtonte atë nga një skandal i madh. Për këtë arsye ai e bindi Piquet me gjuhë engjëllore të mos fliste në atë kohë, por tani gjithçka pritet të dalk në shesh dhe kjo do të shkaktonte skandal të madh në Formula 1.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025