Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Anfield Road” do të jetë nikoqir i përballjes mes Liverpoolit dhe Atalantas, e vlefshme kjo për çerekfinalen e Ligës së Evropës.
Në raundin e eliminimit direkt, Liverpooli e eliminoi Sparta Praguen me rezultat të thellë 11:2, kurse Atalanta e eliminoi 3:2 Sporting Lisbonën, raporton KosovaPress.
Fakt interesant është që vetëm njëra nga 17 ndeshjet e Liverpoolit si vendas kundër ekipeve italiane ka përfunduar me barazim (10 fitore dhe gjashtë humbje).
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Liverpoolin nuk do të paraqiten Alisson, Matip dhe Thiago, kurse te Atalanta mungojnë Palomino dhe Scalvini.
Liverpool (4-3-3): Kelleher; Gomez, Van Dijk, Konate, Tsimikas; Endo, Mac Allister, Jones; Gakpo, Nunez, Elliott
Atalanta (3-4-1-2): Musso; Djimsiti, Hien, Zappacosta; Ruggeri, De Roon, Ederson, Koopmeiners; Pasalic; De Ketelaere, Scamacca