Sot me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Interit dhe Romës, e vlefshme kjo për xhiron e tetë të Serie A.
Në xhiron e fundit të zhvilluar ishte hera e parë që nga viti 1955 që Interi, Roma, Juventusi dhe Milani pësuan humbje brenda një xhiroje, ndërsa sot Interi dhe Roma do të synojnë me çdo kusht fitoren për të gjetur këndelljen, përcjell KosovaPress.
Takimi i fundit mes Interit dhe Romës daton në muajin prill të këtij viti, ku asokohe “Nerazzurët” mposhtën “Giallorossët” me shifrat 3:1.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Inzaghin nuk do të paraqiten Brozovic, Cordaz, Dalbert dhe Lukaku, kurse te Roma mungojnë Darboe, Karsdorp dhe Wijnaldum.
Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, ASLLANI, Calhanoglu, Dimarco; Lautaro, Dzeko
AS Roma (3-4-2-1): Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Celik, Cristante, Matic, Spinazzola; Pellegrini, Zaniolo; Dybala