Formacionet zyrtare të dy përballjeve të gjysmëfinaleve kthyese në futboll
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Formacionet zyrtare të dy përballjeve të gjysmëfinaleve kthyese në futboll
superliga-futboll
22/04/2026 - 14:17
Linku u kopjua

Ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve në futboll do të zhvillohen sot më 22 prill, ku katër skuadra do të luftojnë për dy vendet në finalen e madhe të Kupës së Kosovës.

Skuadra e Dukagjinit përballet me Ballkanin, skuadra nga Klina hyn në këtë takim me një avantazh të madh nga ndeshja e parë, pasi ka fituar bindshëm 3-0. Megjithatë, Ballkani nuk dorëzohet dhe synon një rikthim të madh për të shpëtuar sezonin me një trofe.

Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër, Ferizaji pret Llapin në një duel që mbetet plotësisht i hapur. Ndeshja e parë përfundoi 2-1 në favor të Llapit, duke lënë gjithçka të vendoset në takimin e sotëm.

Të dyja ndeshjet pritet të nisin nga ora 15:00, ndërsa emocionet janë në kulm pasi çdo gabim mund të jetë vendimtar për fatin e skuadrave.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Dimal Isufi, Elton Basri, Albion Pllana, Besir Iseni, Erlis Xhemajli, Dardan Morina, Altin Mërlaku, Hekuran Berisha, Tun Bardhoku, Kushtrim Gashi, Meris Maliqi.

Ballkani: Golubovic, Halili, Batarelo, Vokrri, Souza, Giovanni, Diene, Deliu, Kryeziu, Tolaj, Alidema.

Ferizaj: Jovanovski, Neziri, Gligorov, Turkaj, Ramusa, Fejzaj, Sadriu, Sadiki, Richards, Oguns, Avduli.

Llapi: Coric, Aliu, Idrizi, Emini, Sadriu, Rama, Blakçori, Peci, Musolli, Hasani, H. Hyseni.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026