Gjysmëfinalet e dyta ndezin garën në Superligën e hendbollit për femra
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Gjysmëfinalet e dyta ndezin garën në Superligën e hendbollit për femra
hendboll (2)
07/05/2026 - 09:30
Linku u kopjua

Gara në play off-in e Superligës së Kosovës në hendboll për femra vazhdon në mesjavë me zhvillimin e ndeshjeve të dyta gjysmëfinale, që pritet të sjellin emocione të reja dhe luftë të fortë për një vend në finale.

Në arenën “Bill Clinton” në Ferizaj, sot më 7 maj, nga ora 17:00, skuadra e Ferizajt do të përballet me Samadrexhën. Mysafiret vijnë në këtë takim me epërsi të konsiderueshme, pasi në ndeshjen e parë triumfuan bindshëm me rezultat 35:26, duke hedhur një hap të madh drejt finales.

Në përballjen tjetër gjysmëfinale, që zhvillohet nga ora 20:00 në palestrën në Banjë, Istogu do ta presë Shqiponjën. Edhe këtu skuadra mysafire është më afër finales, pasi në takimin e parë fitoi me rezultat 25:21.

Megjithatë, asgjë nuk është vendosur ende. Ferizaj dhe Istogu do të tentojnë të shfrytëzojnë përparësinë e terrenit vendas për të barazuar serinë dhe për ta çuar atë në ndeshjen e tretë vendimtare.

Ndeshjet pritet të jenë të luftuara deri në fund, ku katër skuadrat synojnë të sigurojnë një vend për në finale.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026