Sot me fillim nga ora 16:00 stadiumi “Stamford Bridge” do të jetë nikoqir i përballjes mes Chelseat dhe Southamptonit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 24 të Premier Ligës.
Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në kampionatin anglez, Chelsea barazoi 1:1 me West Hamin, kurse Southamptoni u mposht 2:1 nga Wolverhampton, raporton KosovaPress.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Chelsean nuk do të paraqiten Broja, Kante, Mendy, Pulisic dhe Sterling, kurse te Southamptoni mungojnë Larios, Livramento, Adams, McCarthy dhe Walker-Peters.
Tanimë trajnerët kanë vendosur se kush do të jenë titullarët sot, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Southampton (5-3-2): Bazunu; Maitland-Niles, Perraud, Armstrong, Bednarek, Bella-Kotchap; Ward-Prowse, Elyounoussi, Lavia; Onuachu, Sulemana