Sonte me fillim nga ora 18:30 stadiumi “Allianz Arena” do të jetë nikoqir i derbit gjerman mes Bayern Munichut dhe RB Leipzigut, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 23 të Bundesligas.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, Bayerni u mposht nga Bochumi me shifrat 3:2, kurse RB Leipzigu fitoi 2:0 kundër Borussia Monchengladbachut, raporton KosovaPress.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Bayernin nuk do të paraqiten Aseko-Nkili, Boey, Buchmann, Coman, Davies, Gnabry, Marusic, Mazraoui, Sarr dhe Upamecano, kurse te RB Leipzig mungojnë Klostermann dhe Gulacsi.
Formacionet zyrtar i gjeni më poshtë.
RB Leipzig (4-4-2): Blaswich; Henrichs, Simakan, Orban, Raum; Olmo, Haidara, Schlager, Simons; Sesko, Openda