KQZ mundëson ndërrimin online të Qendrës së Votimit brenda komunës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Partitë komentojnë listat zgjedhore, të gjitha optimiste për rezultate pozitive
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Çdo votues i cili dëshiron të caktojë qendrën e tij të votimit sa më afër vendbanimit të tij, do të mund ta bëjë këtë përmes telefonit. Mundësia për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës ofrohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes platformës elektronike.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Përveç kësaj platforme, KQZ mundëson ndërrimin e Qendrës së Votimit edhe duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse të votuesit, raporton KosovaPress.

Në një deklarim për KosovaPress, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se afati i fundit për të bërë këto ndryshime është data 26 dhjetor 2024.

Sipas tij, pas kësaj date, kjo platformë do të vazhdojë të funksionojë për të informuar qytetarët se në cilën qendër të votimit do të mund të votojnë.

“Në platformën elektronike është e mjaftueshme që votuesi të shënojë numrin e tij të identifikimit si dhe datëlindjen, dhe menjëherë do të shfaqen të dhënat për qendrën aktuale të votimit. Nëse votuesi dëshiron që ta ndërrojë qendrën e votimit brenda komunës, duke e caktuar atë sa më afër vendbanimit të tij, mund të paraqesë kërkesën e tij në të njëjtën platformë dhe brenda një kohe të shkurtër kërkesa do të shqyrtohet nga shërbimi votuesi  KQZ-së dhe do të marr përgjigje”, tha Elezi.

Ai tha se digjitalizimi i këtij operacioni zgjedhor ka ndikuar edhe në numrin e madh të kërkesave të qytetarëve për të ndërruar Qendrën e Votimit brenda komunës së tyre.

Sipas Elezit, nga 29 gusht e deri më tani, më shumë se 4 mijë votues kanë ndërruar qendrën e tyre të votimit vetëm përmes kësaj platforme elektronike, ndërkaq rreth 700 përmes ndonjërit nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025