Sot me fillim nga ora 16:00 stadiumi “Emirates” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Arsenalit dhe Brentfordit, e vlefshme kjo për xhiron e 23 të Premier Ligës angleze.
Arsenali do të kërkojë me çdo kusht fitoren sot dhe të këndellet nga humbja 1:0 në xhiron e fundit kundër Evertonit, raporton KosovaPress.Momentalisht, Arsenali zë vendin e parë në tabelë me 50 pikë, pesë sosh më shumë se Manchester City në vendin e dytë, kurse Brentfordi renditet në pozitën e shtatë me 33 pikë të arkëtuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Arsenalin mungojnë Elneny, Jesus, Nelson dhe Smith-Rowe, kurse te Brentfordi nuk do të paraqiten Thomas Strakosha, Jansson, Onyeka.
Arsenal (4-3-3): Ramsdale; Zinchenko, Gabriel, Saliba, White; Xhaka, Partey, Odegaard; Martinelli, Nketiah, Saka
Brentford (3-5-2): Raya; Ajer, Pinnock, Mee; Roerslev, Janelt, Norgaard, Jensen, Henry; Toney, Mbeumo