Formacionet zyrtare Barcelona - Newcastle
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Formacionet zyrtare Barcelona - Newcastle
Sonte, në "Camp Nou" ora 21:00, Barcelona kërkon kualifikimin në çerekfinale të UEFA Champions League kundër Newcastle, pas një barazimi dramatik në ndeshjen e parë 1-1.
Katalunasit e Hansi Flick vijnë në këtë përballje me një formë të lartë, duke udhëhequr La Ligën pas fitores 5-2 ndaj Sevillas, dhe mbështeten në një rekord mbresëlënës prej 11 kualifikimeve radhë kur barazojnë ndeshjen e parë jashtë.Nga ana tjetër, "Magpies" e Eddie Howe po kalojnë një moment fantastik me gjashtë ndeshje pa humbje në Evropë dhe synojnë të bëjnë historinë me fitoren e dytë rresht në udhëtim në këtë garë.
Për Barçën, vëmendja kryesore do të jetë te talenti Lamine Yamal, i cili ka shënuar katër gola në gjashtë ndeshjet e fundit në Champions, ndërsa te anglezët dyshja Gordon-Barnes mbetet rreziku kryesor.
Formacionet e zyrtare:
Barcelona (4-2-3-1): Garcia J.; Cancelo, Martin, Cubarsi, Garcia E.; Bernal, Pedri; Raphinha, Fermin, Lamine Yamal; Lewandowski.
Newcastle (4-3-3): Ramsdale; Trippier, Thiaw, Burn, Hall; Ramsey, Tonali, Joelinton; Elanga, Gordon, Barnes.
KosovaPress