Formacionet e mundshme të ndeshjes Galatasaray - Liverpool
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Formacionet e mundshme të ndeshjes Galatasaray - Liverpool
Ndeshjet e para të fazës së 1/8 së finales të garës më prestigjioze në botë për klube, Ligës së Kampionëve, do të luhen sonte më 10 mars 2026 , ku pritet të caktojnë rrjedhën e ndeshjeve që luhen me sistemin vajtje-ardhje.
Me fillim nga ora 18:45, Galatasaray luan kundër Liverpool-it , ku nuk do të ketë tifozët e saj të pranishëm në stadium për shkak të dënimit të UEFA-së. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Ali Sami Yen Spor” .
Galatasaray ka humbur vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit evropiane në shtëpi kundër klubeve angleze, pasi mposhti Liverpoolin 1-0 në fazën e ligës këtë sezon dhe kjo është hera e katërt në pesë ndeshje të mëparshme të UCL-së që Reds nuk kanë arritur të mposhtin luanët.
Formacionet e mundshme:
Galatasaray (4-2-3-1): Çakır; Boey, Sanchez, Bardakcı, Sallai; Lemina, Sara; Sané, Akgün, Lang; Osimhen.
Liverpool (4-2-3-1): Mamardashvili; Frimpong, Konaté, Van Dijk, Kerkez; Gravenberch, Mac Allister; Salah, Szoboszlai, Gakpo; Ekitiké.
KosovaPress