Formacionet e mundshme, Juventus-Sevilla
Lexohet për: 1 min.
Juvetus-Sevilla-Allianz
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në “Allianz Stadium” në Torino do të zhvillohet sonte dueli i parë gjysmëfinal i Ligës së Evropës ndërmjet Juventusit dhe Sevillës.

Fituesi i dy ballafaqimeve do të kalonte në finalen e këtij kompeticioni dhe shihet se favorit ndaj dy gjysmëfinalistëve të tjerë, Roma-Bayer Leverkusen, që po ashtu ballafaqohen sonte, raporton KosovaPress.

Sevilla është skuadër që në vitet e fundit e ka dominuar këtë kompeticion duke e fituar atë gjashtë herë që nga sezoni 2005-06, derisa Juventusi nuk është në formën më të mirë sa i përket rezultateve, e as aspektit financiare brenda klubit.

Gjithsesi, ndeshja e sotme pritet të ofrojë spektakël, me të dy skuadrat që synojnë të bëjnë hapin e parë drejt finales.

Këto janë formacionet e mundshme:

Juventus 3-5-2): Szczesny; Danilo, Bonucci, Sandro; Cuadrado, Fagili, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria, Vlahovic

Sevilla (4-2-3-1): Bono; Navas, Bade, Rekik, Acuna; Fernando, Gudelj; Ocampos, Rakitic, Gil; En-Nesyri

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025