Forcohet bashkëpunimi me Doganën e Francës
Biznes
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Dogana e Kosovës dhe ajo e Francës do të forcojnë bashkëpunimin përmes shkëmbimit të praktikave në procedurat doganore. Kështu thanë gjatë një takimi që patën drejtori i Doganave të Kosovës Agron Llugaliu dhe zëvendësdrejtori i Doganës së Francës Jean-François Dutheil. Në takim Llugaliu theksoi rëndësinë e menaxhimit efektiv të rrezikut në operacionet doganore. Ai theksoi nevojën për t'i dhënë përparësi hetimit penal, mbledhjes së inteligjencës dhe përpjekjeve kundër kontrabandës si shtylla themelore të modernizimit dhe efikasitetit.

Vizita mbështetur nga Programi për Zhvillimin e Ligjit Tregtar të Departamentit të Tregtisë së SHBA-së (CLDP) dhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë, kishte për qëllim të forcojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e ekspertizës në modernizimin e operacioneve doganore dhe rritjen e strategjive të menaxhimit të rrezikut. Përmes bashkëpunimit me Doganën Franceze dhe CLDP, Dogana e Kosovës synon të forcojë kapacitetet dhe të rrisë rolin e saj në mbrojtjen e interesave kombëtare. CLDP është një partner i rëndësishëm dhe ky bashkëpunim nënvizon vendosmërinë e partnerëve për të çuar më tej bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shkëmbimin e praktikave më të mira, thuhet në komunikatë.

A duhet të themelohet Asociacioni nga Qeveria Kurti?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
480
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024