“Fola shqip, më kërcënuan”, Bebe Rexha shpërthen në lot: Urrejtje ndaj shqiptarëve
Lexohet për: 1 min.
bebe rexha 18
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, pretendon se është kërcënuar se do t’i ndalohej hyrja në avionin me të cilin do të kthehej në shtëpi, vetëm sepse i foli në gjuhën shqipe agjentit të sigurisë.

Artistja ka publikuar në rrjetin social “Instagram”, një video ku shfaqet duke qarë dhe tregon se është kërcënuar nga agjenti në aeroportin e Mynihut, të cilit iu drejtua në gjuhën shqipe sepse mendonte se ishte shqiptar.

“E pyeta ku mund të marr biletën time dhe tani ai po më ndalon të fluturoj”, shprehet mes lotësh ylli i muzikës pop. Në një shkrim të publikuar më vonë në “Insta Story”, Bebe Rexha e cilësoi incidentin një akt urrejteje ndaj shqiptarëve, transmeton Tch.

“Unë besoj se ky është një akt urrejtjeje ndaj meje sepse jam shqiptare. Ai nuk më lejoi t’i marr emrin. Asnjë nga zonjat që punonin në Lufthansa nuk ndërhyri.” shkruan Bebe Rexha, e cila thekson gjithashtu se ka arritur të zbulojë se agjenti i sigurisë punonte për kompaninë ATSG, një kompani shërbimesh për kontrollin e dokumenteve, i punësuar nga Lufthansa.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024