Dita botërore kundër korrupsionit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
korrupsioni
3 ditë më parë
Linku u kopjua

Fushata për Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit 2024-2025 fokusohet në rolin që luajnë mbrojtësit e rinj të integritetit si avokatë, duke rritur ndërgjegjësimin për korrupsionin dhe ndikimet e tij në komunitetet e tyre.

Ajo do të përforcojë zërat e udhëheqësve të integritetit të së nesërmes, duke i lejuar ata të shprehin shqetësimet dhe aspiratat e tyre, me shpresën se thirrjet e tyre do të dëgjohen dhe do të veprohet sipas tyre.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 31 tetor 2003 miratoi Konventën kundër korrupsionit, e cila ka hyrë në fuqi në dhjetor 2005.

Në përvjetorin e saj të 20-të, kjo Konventë dhe vlerat që ajo promovon janë më të rëndësishme se kurrë, gjë që kërkon që të gjithë të bashkojnë përpjekjet për të luftuar këtë krim.

Korrupsioni është një fenomen kompleks social, politik dhe ekonomik që prek të gjitha vendet. Korrupsioni minon institucionet demokratike, ngadalëson zhvillimin ekonomik dhe kontribuon në paqëndrueshmërinë qeveritare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024