Foda: Kosova është Kosovë, këtë duhet ta respektojnë të gjithë
Sport
Lexohet për: 2 min.
2 orë më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka folur serish për incidentin në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Rumanisë, e cila u ndërpre për shkak të fyerjeve raciste dhe antiKosovë të tifozëve rumunë.

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, trajneri Foda tha se vendimi për të mos e vazhduar lojën ishte i duhur. Ai ka shtuar se më e rëndësishme ishte deklarata e lojtarëve se Kosova është Kosovë dhe se kjo duhet të respektohet nga të gjithë

”Unë besoj se ka qenë vendimi i drejtë në atë moment. Për neve nuk është e rëndësishme vendimi i UEFA-s, por ka qenë më i rëndësishëm vendimi ynë. Më e rëndësishmja është deklarata e lojtarëve që Kosova është Kosovë, dhe kjo është ajo që vlen më së shumti dhe që racizmi nuk ka vend në stadium. Për këtë është e rëndësishme që një shtet të vogël si Kosova të qëndrojmë të bashkuar, dhe pa dyshim na duhet përkrahja e juaj në këto momente”, ka thënë Foda

UEFA së shpejti pritet të merr një vendim zyrtar për fatin e kësaj ndeshjeje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024