Foda: Fusha në “Fadil Vokrri”, jo në gjendje të mirë
Lexohet për: 1 min.
fodda
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka folur në konferencë për media para ndeshjes së nesërme kundër Rumanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Fillimisht trajner i “Dardanëve” theksoi se nga stërvitjet e zhvilluara ka parë që fusha në “Fadil Vokrri” nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme, por ka shtuar se do të jetë përkrahja e madhe e tifozëve nga tribunat që do ta ndihmojnë shumë ekipin për të dhënë më të mirën.

Sa i përket kundërshtarit, Foda ka thënë se ndaj tyre lufta do të jetë vetëm për fitore, raporton KosovaPress.

Ai ka bërë të ditur se ka biseduar me dyshen Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani që kanë luajtur në Rumani për të mësuar më shumë për futbollin që luhet atje, e sidomos detaje për anën defanzive që aplikohet në futbollin romun.

https://kosovapress.com/hakmarrja-ndaj-rumanise-muriqi-flet-para-takimit-te-madh

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024