Foda e nis konferencën në shqip, zbulon pse nuk e ftoi Ermal Krasniqin
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka mbajtur sot konferencën për media para ndeshjeve të këtij muaji kundër Armenisë dhe Hungarisë.

Foda e nisi konferencën në gjuhën shqipe me "Mirëdita", ndërsa vazhdoi të tregonte se ka filluar të bëhet grumbullimi i lojtarëve, raporton KosovaPress.

Trajneri gjerman theksoi se sot ka të gatshëm 17 lojtarë, kurse pret që nesër të kompletohet kontingjenti prej 24 futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e këtij muaji.

Po ashtu, Foda zbuloi se pse mungon sulmuesi i Rapid Buchurestit, Ermal Krasniqi në grumbullimin e tij. Ai tha se gjatë këtyre muajve ka udhëtuar vazhdimisht për të shikuar ndeshjet e lojtarëve të Kosovës, dhe lojtarët e ftuar e kanë bindur se e meritojnë të jenë pjesë e grumbullimit, prandaj edhe janë të ftuar.

"Dardanët", përballen me Armeninë më 22 mars, ndërsa katër ditë më vonë do të luajnë kundër Hungarisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024