FMN: BQK po vazhdon të avancojë agjendën e reformave
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) i udhëhequr nga Sebastian Sosa ka vizituar Republikën e Kosovës gjatë periudhës 18-24 mars 2024, për diskutime mbi rishikimin e dytë të Marrëveshjes Stand-By (SBA) dhe Instrumentit të Reziliencës dhe Qëndrueshmërisë (RSF), që vendi ynë ka me FMN.

Ekipi i FMN-së pas përfundimit të Misionit ne komunikatën e lëshuar nga ana e tyre konstatoi se Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka vazhduar të avancojë agjendën ambicioze të reformave institucionale në linjë me Planin Strategjik 5-vjeçar, ka bërë përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e qeverisjes, menaxhimit të rrezikut, mbikëqyrjes financiare dhe adresimin e hendeqeve në luftën për parandalimin e pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit, duke i konsideruar të mirëseardhura dhe si aktivitete që duhet të vazhdojnë.

Ekipi i FMN-së ka konstatuar se sistemi bankar vazhdon të jetë i shëndoshë, likuid dhe të mirë kapitalizuar, duke theksuar ekzistencën e rezervës emergjente për likuiditet si dhe linjën REPO (100 milionë euro) me Bankën Qendrore Evropiane (BQE), e zgjatur se fundi deri në janar 2025.

Gjithashtu, Ekipi i Misionit të FMN-së ka njohur arritjen e caqeve që BQK i ka pasur të dakorduara në kuadër të programit, duke përshirë miratimin e Rregullores së re të punës e cila qartëson rolet dhe përgjegjësitë e Bordit Ekzekutiv dhe Bordit Mbikëqyrës të BQK-së, si dhe hartimin e ligjit të ri për sektorin bankar, i cili do të dorëzohet së shpejti në Kuvend.

Komunikata e FMN konstaton se zbatimi i programit vazhdon të jetë në rrugën e duhur, me përmbushje të të gjitha caqeve kuantitative të fundit të dhjetorit 2023 dhe me avancim të kënaqshëm në agjendën e dakorduar të reformave strukturore.

BQK-ja mbetet e përkushtuar në përmbushjen e të gjitha masave të parapara në Programin me FMN, në kuadër të aktiviteteve të reformuese në linjë me objektivat e saj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024