Qyteti antik i Butrintit vijon të tërheqë një numër të lartë turistësh vendas e të huaj.
Dorina Dhima, specialiste e turizmit në Parkun Kombëtar të Butrintit, tha për ATSH-në se “nga janari deri në gusht qyteti antik i Butrintit u vizitua nga 56 363 vizitorë, ndërsa të ardhurat për biletat për 8 muaj janë rritur me 44% ose 134 234 00 lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”.
“Gushti ishte muaji me lëvizjen më të lartë të turistëve. Gjatë ditëve të gushtit Butrinti u vizitua nga 21 745 vizitorë, nga të cilët 10 894 vizitorë vendas, 10 368 vizitorë të huaj dhe 483 vizitorë pa biletë. Janë 26.5% vizitorë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ndërkohë që sa i përket të ardhurave nga biletat kanë arritur në 3,121,800 lekë, shifër kjo më e lartë se viti i kaluar”.
Gjatë vitit 2021 ky park u vizitua nga 52 924 turistë, nga të cilët 29 244 janë vendas dhe 23 680 të huaj.