Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka reaguar pas intervistës së fundit të ish-trajnerit Xavi Hernandez, duke i dalë në mbrojtje drejtorit sportiv të klubit, Deco.
Në një deklaratë për mediat, Flick theksoi se ai dhe Deco po punojnë maksimalisht për suksesin e klubit katalanas, duke treguar mbështetje të plotë për drejtuesin sportiv në një moment kur e ardhmja e tij në klub është vënë në diskutim, përcjell KosovaPress.
Në këtë garë pritet të përballet aktualisht presidenti Joan Laporta me kandidatin tjetër Victor Font, ndërsa disa deklarata të fundit të Xavit mund të ndikojnë edhe në klimën politike brenda klubit.
Në të njëjtën kohë, marrëdhënia mes Flick dhe Xavit duket se mbetet pozitive, pasi ish-trajneri i Barcelonës ka treguar se ata vazhdojnë të komunikojnë dhe kanë respekt të ndërsjellë për njëri-tjetrin.Pavarësisht polemikave jashtë fushës, Flick ka zgjedhur të fokusohet te stabiliteti i skuadrës dhe te puna e përditshme në klub.