Fletarrestet e Rusisë për tre policët e Kosovës, njohësit: Veprim i padrejtë i despotit Putin
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Ditëve të fundit, është raportuar se Rusia ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për disa zyrtarë të njësive elite të Policisë së Kosovës, ku si pretekst është marrë arrestimi i një zyrtari rus të UNMIK-ut, gjatë një operacioni policor kundër kontrabandës dhe aktiviteteve kriminale. Veprim ky, i cili  nga ekspertë të sigurisë po konsiderohet i padrejtë dhe i pakuptimtë.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi thotë se ky veprim i Rusisë pasqyron ‘fytyrën’ e vërtetë të presidentit rus, Vladimir Putin, të cilin e quan despot.

Sipas tij, krejt kjo ka prapavijë politike.

Edhe hulumtuesi i lartë në Institutin Octopus, Taulant Elshani thotë se ky është një veprim absurd dhe i padrejtë. Kjo pasi siç thotë ai, në vitin 2019 në veturën e rusit që është arrestuar nga Policia e Kosovës janë gjetur mjete pune për të cilat është vërtetuar se kanë qenë për t’u përdorur në ngritjen e barrikadave ilegale në veri të Republikës së Kosovës.

E deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, në seancën e Kuvendit, të enjten ka thënë se tre zyrtarët policorë janë futur në listën e INTERPOL-it. Derisa ka thënë se arsyeja e vetme e kësaj është që të njëjtit kanë zbatuar ligjet e Kosovës, Qalaj iu ka bërë thirrje institucioneve që të marrin masa.

Në listën e Rusisë janë komandanti i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, shefi i njësitit elitar të Policisë së Kosovës, ‘FIT’, Alban Jetullahu dhe një zyrtar tjetër i Policisë së Kosovës. KosovaPress është munduar të kontaktojë komandantin e Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, por i njëjti nuk është përgjigjur.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024