Flet Geci pas padisë që ia bëri ministrit Peci: Akuzat ndaj meje të sajuara dhe tendencioze
Lajme
Lexohet për: 4 min.
geci-2-231024
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Drejtori i pezulluar përkohësisht i Institutit Bujqësor të Kosovës, Fehmi Geci, për herë të dytë ka paditur për shpifje dhe fyerje ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Geci për  KosovaPress ka deklaruar se prej kur në krye të Ministrisë së Bujqësisë është emëruar si ministër Faton Peci vazhdimisht ai e ka fyer dhe ka shpifur karshi tij.

Shkak tjetër i kësaj padie, sipas Gecit është një deklaratë që ministri Peci e kishte dhënë në Kuvendin e Kosovës në shtator të këtij pas pyetjes që deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje,  Mirlinda Tishukaj-Sadiku lidhur me projektin e invertarizimit të tokave bujqësore.

Ai tha se edhe në tetor të vitit të kaluar ka deponuar padi personalisht me akuza të njëjta për ministrin, Peci.

Drejtori i pezulluar përkohësisht i Institutit Bujqësor, Fehmi Geci thotë se padia e tij është e mbështetur në prova dhe dëshmi që përfshijnë të gjitha shpifjet që ministri i Bujqësisë, Faton Peci i ka adresuar në drejtim të tij.

Lidhur me akuzat që ministri Peci i ka bërë karshi Gecit, ky i fundit tha se të gjitha janë të sajuara dhe me tendencë.

Për më tepër, avokati i Fehmi Gecit, Hajzer Salihu tha për KosovaPress se pavarësisht që ministrit të Bujqësisë i kanë kërkuar që të tërhiqet nga akuzat nuk kanë marr asnjë përgjigje prandaj kanë vazhduar me padi.

Salihu tha se akuzat që ministri Peci i ka adresuar në drejtim të klientit të tij nuk qëndrojnë.

Mbrojtësi i Gecit tha se kompensimi që është kërkuar prej kësaj padie është në vlerë 45 mijë euro, dhe synon sensibilizim ndaj politikanëve që të kenë kujdes në deklarimet publike.

Në bazë të padisë së paditësit Geci, ministri i Bujqësisë, Faton Peci përmes deklarimeve të tij ka shkelur ligjin Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes dhe ligjin për Marrëdhëniet dhe Detyrimet.

“Më datën 12.09.2024  i padituri Faton Peci, në cilësinë  e Ministrit në foltoren e Kuvendit të Kosovës  duke iu përgjigjur deputetes, Mirlinda Tishukaj-Sadiku ka shpifur dhe fyer për personalitetin e paditësit, Fehmi Geci kur ka deklaruar se  “Projekti për inventarizimi ne tokave bujqësore në vlerë prej 1.5 milion euro është një ndër projektet më abuzive dhe flagrante që unë kam gjetur në Ministrinë e Bujqësisë., ….si rezultat i veprimeve që unë i kam ndërmarrë si ministër, pro edhe mekanizmat  e drejtësisë, aktualisht ish-Drejtori i Institutit Bujqësor është i suspenduar dhe me aktakuzë të ngritur be bashkë me të edhe 433 zyrtarë të tjerë për shkak të abuzimit flagrant që kanë bërë me këtë projekt”, thuhet në padinë që tashmë Geci e ka deponuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

KosovaPress ka tentuar të kontaktoj ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrin Peci, por nuk ka qenë i qasshëm. Madje, as këshilltarët e tij nuk kanë kthyer përgjigje lidhur me këtë padi.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, të datës 12 shtator 2024, ministri Peci kishte thënë se projekti në vlerë prej 1.4 milionë euro është një ndër projektet më abuzive dhe flagrante.

Nga tetori i vitit të kaluar Fehmi Geci është pezulluar përkohësisht nga detyra si drejtor i Institut Bujqësor të Kosovës.

https://kosovapress.com/ministri-peci-paditet-nga-geci-drejtori-i-institutit-bujqesor-e-akuzon-per-shpifje

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024