Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës ka reaguar ndaj diskriminimit të bërë ndaj profesionit të Fizioterapisë në Projektligjin e Pagave, duke pas parasysh rëndësinë e posaçme dhe ndikimin e këtij projektligji te anëtarët e tyre.
OFTK kërkon nga ana e organeve ligjbërëse që të interferojnë me komentet e kësja ode në mënyrë që të mos të lejojnë diskriminimin ndaj profesionit të Fizioterapisë dhe Fizioterapeutëve.
REAGIM NDAJ PROJEKTLIGJIT PËR PAGA DREJTUAR DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS!
Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës si organizatë e pavarur e cila për detyrë ka mbrojtjen dhe prezantimin e interesave dhe përgjegjësive profesionale të fizioterapeutëve në territorin e Republikës së Kosovës, reagon ndaj diskriminimit të bërë ndaj profesionit të Fizioterapisë në Projektligjin e Pagave, duke pas parasysh rëndësinë e posaçme dhe ndikimin e këtij Projektligji tek anëtarët tanë.
OFTK kërkon nga ana e organeve Ligjbërëse që të interferojnë me komentet tona në mënyrë që të mos lejoni diskriminimin ndaj profesionit të Fizioterapisë dhe Fizioterapeutëve. Kategorizimi i profileve shëndetësorë të bëhet në respektim të Ligjeve ekzistuese në Republikën e Kosovës në mënyrë që të realizohet nivelizimi i koeficienteve të profesionistëve Shëndetësor sipas nivelit të edukimit të tyre.
Nuk mund të lejojmë që koeficienti i fizioterapeutit të ulet nga 7.2 në 5.6, 5.5 dhe 5.4,
Në emër të anëtarëve të OFTK-së, pyesim publikisht të gjithë deputetët :
Përse në Shtojcën Nr.9:
H15 Niveli tretësor i shëndetësisë - Bachelor
H16 Niveli sekondar i shëndetësisë - Bachelor
Por për profesionistët tjerë shëndetësor :
Mjek i përgjithshëm, Stomatolog, Farmacist, Mjek
shëndetësor dhe farmaceutik - janë në një klasë: H10 pa fushë të zbatimit.
Gjithashtu profesionistët shëndetësor:
specialist, Farmacist Klinik - janë në një klasë: H10 pa fushë të zbatimit.
Edhe psikologet klinik trajtohen në një klasë H11 pa fushë të zbatimit, ani pse kanë edukim të barabartë me ne 180ECTS +120 ECTS.
Para se të hidhet në votim dua të ua përsërisim kërkesën tonë për profesionistë shëndetësor të Fizioterapisë, të eleminoni pabarazinë dhe padrejtësinë që të miratohen koeficientët si në vijim:
Fizioterapeutët - koeficenti 7.5
Fizioterapeut MSci - koeficenti 8.5
Fizioterapeut MSci ne specializim - koeficenti 9.0
Ndarja e klasave dhe koeficientëve për disa profesionistë shëndetësor sipas fushës së zbatimit primar, sekondar dhe terciar, ndërsa për profesionistët tjerë shëndetësor klasifikimi dhe koeficientët janë të njëjtë, pa dallim në fushën e zbatimit primar, sekondar dhe terciar.
Ju drejtohemi të gjithë deputetëve të Kuvendit që kanë përgjegjësi për te gjithë qytetarët dhe të gjithë profesionistët shëndetësor.
Ne si OFTK, deri në fitimin e të drejtave të merituara tona nuk do të ndalojmë, andaj dhe do të shterrim të gjitha mundësitë deri në arritjen e të drejtës tonë edhe në organet më të larta shtetërore.
Me respekt,