Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe nga radhët e laburistëve fitues në zgjedhje, Keir Starmer premtoi se do të punojë për ndryshimin e situatës në vend, gjë që siç tha ai do të kërkojë angazhim dhe kohë.
Fitorja e thellë në zgjedhjet parlamentare të 4 korrikut nga Partia Laburiste, i dha fund 14 vjet qeverisje të konservatorëve. Starmer u zotua të rikthejë besimin te politika dhe t’u shërbejë të gjithë votuesve, pa dallim.
Përpara se të shkonte në rezidencën qeveritare Starmer mori bekimin e mbretit Charles III për të formuar kabinetin qeveritar.
Më herët të premten, ish-kryeministri Rishi Sunak i ofroi mbretit dorëheqjen nga detyra. Pas më shumë se një dekade në pushtet nën pesë kryeministra të ndryshëm, konservatorët Sunak pësuan një disfatë të madhe.
Laburistët arritën të sigurojnë dy të tretat ose 410 vende në parlamentin me 650 ligjvënës. Konservatorët parashikohej të fitonin vetëm rreth 130 vende - paraqitja më e keqe në zgjedhje në historinë e partisë. Sunak, pranoi humbjen e rëndë të konservatorëve të premten në mëngjes.
"Sot, pushteti do të ndryshojë duart, në një mënyrë paqësore dhe të rregullt, me vullnet të mirë nga të gjitha anët. Kjo është diçka që duhet të na japë të gjithëve besim në stabilitetin dhe të ardhmen e vendit tonë", tha ai.
Partia e tij fitoi katër vende gjithsej dhe në disa pjesë të vendit, ata fituan më shumë vota se konservatorët. /VoA