Fitoi medaljen e artë evropiane në karate, Selmani: Mos u dorëzoni kurrë
Lexohet për: 2 min.
islam selmani
2 vite më parë
Linku u kopjua

Sporti i karatesë po vazhdon të sjellë suksese të jashtëzakonshme për Kosovën.

Kosova së fundi u prarua me medaljen e artë të cilën ia solli garuesi i kategorisë Junior Male Kumite (lufta) -55kg, Islam Selmani në Kampionatin Evropian të karatesë i cili përfundoi më 19.06.2022 në Pragë të Çekisë, ku për herë të parë në histori dëgjohet himni i shtetit të Kosovës në gara zyrtare të federatave evropiane dhe botërore të karatesë, përcjellë KosovaPress.

Pas triumfit, Selamni ka rrëfyer rrugën se si erdhi deri te suksesi në këtë garë.

“Deri këtu erdha me punën e trajnerit Isak Curri dhe me federatën që më solli këtu. Kam pasur gjashtë luftëra ku e mposhta kroatin me rezultat 6-0, pastaj me Skocinë ku e fitova luftën 3-0 dhe në finale ishe me garuesin e Malit të Zi ku fitova me rezultat 1-0. Kundërshtarët ishin shumë të mirë po ia dola”, tha Selmani.

Ai më pastaj dha një mesazh për të gjithë bashkëmoshatarët e tij të cilët i inkurajoi që të punojnë shumë dhe të mos dorëzohen deri në arritjen e sukseseve që i synojnë.

“Të punojnë, mos të ndalen dhe , të kenë vullnet të punës dhe të mos dorëzohen kurrë”, tha Selmani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025