Skuadra e Fiorentinës ka shënuar fitore bindëse në Serie A, duke dominuar në tërësi duelin me gjashtë gola në portën e Lecce si vendëse në “Via del Mare”.
Serinë e golave për mysafirët e nisi Cataldi në minutën 20, pas asistimit të Bove. 14 minuta më vonë Lecce pësoi golin e dytë, kësaj radhe nga Colpani, ndërsa nga minuta 43 skuadra vendëse mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi Gallo u ndëshkua me karton të kuq.
Fiorentina vazhdoi dominimin në pjesën e dytë duke shënuar tre gola të tjerë, fillimisht Coplani në minutën 54, goli i tij i dytë në këtë ndeshje, për të vazhduar me Beltran në minutën 61 pas asistimit të Kouame, teksa epilogun prej 6:0 e vulosi Parisi në minutën 72, pas asistimit nga Colpani.
Pas kësaj fitoreje, ekipi nga Firenca renditet e pesta në tabelë me 13 pikë, po aq sa kanë edhe Atalanta, Lazio dhe Udinese, por me gol diferencë më të dobët, teksa Lecce, për të cilën kjo ishte humbja e pestë, mbetet në zonën e rrezikshme me vetëm 5 pikë, prej tyre një fitore dhe dy barazime.Sonte luajnë edhe Cagliari-Torino dhe derbi i madh Roma-Inter, me të cilën përmbyllet xhiroja e tetë e kampionatit italian në futboll Serie A.