Finlandës i duhen 50.000 emigrantë në vit deri 2050 për të plotësuar vendet e lira të punës
Lexohet për: 2 min.
Finlanda
2 vite më parë
Linku u kopjua

Finlanda ka nevojë për mbi 50.000 emigrantë në vit deri në vitin 2050 për të plotësuar vendet e lira të punës për shkak të një popullsie në plakje, tha një shoqatë teknologjike finlandeze.

"Finlanda po plaket dhe po zhytet në borxhe dhe marrëdhënia jonë e mirëmbajtjes ekonomike po kthehet përmbys," tha Jaakko Eskola, kryetar i Technology Finlandë, citohet të ketë thënë nga Agjencia e Lajmeve Xinhua.

Shoqata e rreth 1.800 kompanive të industrisë së teknologjisë deklaroi gjithashtu se vetëm industria e teknologjisë do të ketë nevojë për 130.000 ekspertë të rinj në 10 vjetët e ardhshëm.

Besohet se në dhjetë vjetët e ardhshëm do të ketë dhjetëra-mijëra vende të lira pune në industrinë e eksportit dhe se vetëm gjysma e tyre do të zëvendësojë pensionistët.

Eskola paralajmëroi se shteti i mirëqenies nuk do të jetë në gjendje të mbajë veten nëse Finlanda nuk ka mjaft njerëz në moshë pune. Prandaj, e vetmja mundësi është rritja e ndjeshme e emigracionit, shtoi ai.

Ai vuri në dukje se Finlanda duhet të ndërtojë një politikë afatgjatë të suksesshme të imigracionit. Por vetëm kjo nuk mjafton për të zgjidhur sfidat e vendit, tha ai.

Është thelbësore edhe ngritja e nivelit të aftësive të të rinjve, veçanërisht në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, shtoi Eskola./AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025