“Finalja” e Premier Ligës, City pret Arsenalin në “Etihad”
Lexohet për: 2 min.
1-Finalja
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Etihad” do të jetë nikoqir i super derbit anglez mes Manchester Cityt dhe Arsenalit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 33-të të Premier Ligës.

Kjo përballje ndryshe po cilësohet edhe si luftë direkte për titull, duke marrë parasysh se Arsenali është aktualisht lider, ndërsa City e ndjek nga pas në vendin e dytë, raporton KosovaPress.

“Topçinjtë” do ta kenë të vështirë sonte ndaj kampionit anglez, ku edhe kanë bilanc negativ në ndeshjet e kaluara.

Arsenali nuk ka arritur ta mposht Manchester Cityn në Premier Ligë që nga viti 2015, dhe kurrë nën urdhrat e Pep Guardiolas.  Që nga viti 2015, Arsenali ndaj Cityt ka një bilanc tejet negativ, duke regjistruar vetëm dy barazime dhe plot 14 humbje.

Momentalisht, Arsenali zë vendin e parë në tabelë me 75 pikë, pesë sosh më shumë se vendi i dytë, City që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Cityn nuk do të paraqitet Nathan Ake, kurse te Arsenali mungojnë Elneny, Saliba, Tomiyasu ndërsa në dyshime është Granit Xhaka.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Manchester City (3-2-4-1): Ederson; Akanji, Dias, Laporte; Stones, Rodri; Mahrez, Gundogan, De Bruyne, Grealish; Haaland

Arsenal (4-3-3): Ramsdale; White, Holding, Gabriel, Zinchenko; Jorginho, Partey; Saka, Odegaard, Martinelli; Jesus

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025