Finalja e Botërorit ka thyer rekord me 62 milionë shikues
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Finalja e Botërorit ka thyer rekord me 62 milionë shikues
New Project - 2026-07-22T144844.916
22/07/2026 - 14:48
Linku u kopjua

Finalja e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës është bërë ndeshja më e shikuar e futbollit në historinë e televizionit amerikan.

Spanja e mposhti Argjentinën me rezultat 1-0 pas vazhdimeve në stadiumin MetLife në New Jersey, me golin vendimtar në minutën e 106-të, duke siguruar titullin botëror.

Sipas të dhënave të Nielsen, finalja e së dielës u ndoq nga 62.8 milionë shikues në total në SHBA, duke thyer çdo rekord të mëparshëm për futbollin në Amerikë.

Ndarja e shikueshmërisë:

  • 38.9 milionë në Fox në gjuhën angleze, me rritje 132% krahasuar me finalen e vitit 2022
  • 23.9 milionë në Telemundo dhe Peacock në gjuhën spanjolle, me rritje 166% krahasuar me 2022 dhe rekord absolut për transmetimet në spanjisht

Transmetimi në Fox arriti kulmin me mbi 51.6 milionë shikues gjatë vazhdimeve.

Sipas kompanive, pothuajse gjysma e audiencës së Telemundos erdhi nga streaming, një rritje e madhe nga 30% që ishte në vitin 2022.

Vetëm në qershor, Fox One shtoi 2.8 milionë abonentë të rinj, ndërsa Peacock shtoi 3.75 milionë.

Ky ishte Botërori më i ndjekur ndonjëherë në SHBA edhe për shkak të faktit se u organizua në Amerikë, me ndeshje në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Edhe ndeshjet e raundit të 16-të, si Meksikë - Angli, arritën gati 45 milionë shikues.

Me këto shifra, futbolli u konfirmua si sporti i dytë më i shikuar në SHBA pas NFL, duke lënë pas finalen e NBA dhe World Series të bejsbollit.

Tani FIFA pritet të hapë garën për të drejtat televizive për Botërorin 2030, ku pritet një luftë e madhe mes Fox, Telemundo, Netflix, Disney dhe YouTube.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026