Filarmonia e Kosovës me koncert për nder të Pavarësisë
Lexohet për: 1 min.
17.2.2022 ZKM (4)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Zyra për media e kryeministrit të  Kosovës, njofton se  Albin Kurti, mori pjesë në koncertin solemn të Filarmonisë së Kosovës, organizuar në shënim të 14 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se në  koncertin e mbajtur në Sallën e Kuqe, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, titulluar “14 Vjet pavarësi”, Kori dhe Orkestra e Filarmonisë së Kosovës, interpretuan nën dirigjimin e Baki Jasharit dhe Hajrullah Sylës.

Në këtë koncert u interpretuan veprat nga autorët shqiptar:  uverturë nga opera “Goca e Kaçanikut” nga Rauf Dhomi, “Valsi i pavarësisë” nga Korab Shaqiri, fragmente nga suita simfonike “Skënderbeu”nga Çesk Zadeja, “Baresha” nga Rexho Mulliqi dhe “Qëndresa” nga Valton Beqiri.


Ndërsa në nderim e kujtim të të rënëve për lirinë e Kosovës, u interpretua vepra “Më mirë është paqja” nga Karl Jenkins, punuar në vitin 1999, dedikuar viktima të luftës në Kosovë, si dhe “Dies Irae” nga Giussepe Verdi, vepër kushtuar atyre që nuk janë më në mesin tonë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024