FIFA: Kupa e Botës shumë e madhe për t’u shtyrë për shkak të luftës me Iranin
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
FIFA: Kupa e Botës shumë e madhe për t’u shtyrë për shkak të luftës me Iranin
FIFA
11/03/2026 - 11:34
Linku u kopjua

Pavarësisht tensioneve dhe luftës që përfshin Iranin në Lindjen e Mesme, FIFA ka deklaruar se Kupa e Botës 2026, do të zhvillohet sipas planit. Zyrtarë të organizatës theksuan se turneu është shumë i madh për t’u shtyrë. 

Shefi i operacioneve të Kupës së Botës në FIFA, Heimo Schirgi, tregoi se organizimi i turneut është shumë kompleks dhe përfshin përgatitje të mëdha logjistike, infrastrukturore dhe financiare, prandaj shtyrja nuk është një opsion real.

Kupa e Botë 2026 do të zhvillohet nga data 11 qershori dhe deri më 19 korrik, ku do të organizohet bashkërisht nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika.

Ndërkohë, situata politike ka ngritur pikëpyetje rreth pjesëmarrjes së Iranit. Nëse Irani vendos të tërhiqet nga turneu, federata e tij mund të përballet me gjoba ose me përjashtime nga kompeticionet e ardhshme sipas rregullave të FIFA-s.

Ndër të tjerash FIFA tregoi se po monitoron nga afër zhvillimet ndërkombëtare, por për momentin përgatitjet për Kupën e Botës po vazhdojnë normalisht.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026