FFK uron Malishevën për kualifikimin në raundin e dytë të Conference League
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
FFK uron Malishevën për kualifikimin në raundin e dytë të Conference League
New Project - 2026-07-15T184845.348
15/07/2026 - 18:49
Linku u kopjua

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka uruar FC Malishevën për kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Conference League, pas fitores bindëse 5:0 ndaj Vllaznisë së Shkodrës në ndeshjen e kthimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, FFK vlerësoi reagimin e skuadrës pas humbjes 2:1 në ndeshjen e parë, duke theksuar karakterin dhe cilësinë e treguar nga ekipi.

FC Malisheva siguroi me meritë kalimin në raundin e dytë të UEFA Conference League. Pas humbjes 2:1 në Shkodër, skuadra reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke treguar karakter, cilësi dhe shpirt të jashtëzakonshëm gare për të vazhduar rrugëtimin në Evropë”, thuhet në reagimin e FFK-së.

Federata përgëzoi futbollistët, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe tifozët për këtë sukses, duke shtuar se kualifikimi i Malishevës është dëshmi e rritjes së vazhdueshme të futbollit kosovar.

Në fund, FFK i uroi klubit suksese edhe në raundin e dytë të garës evropiane.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026