Federata e Futbollit të Kosovës ka lëshuar një thirrje epike drejtuar tifozëve për ndeshjen e sotme, duke theksuar se ky është një nga ato “momente në histori që nuk përsëriten".
Përmes një mesazhi tejet emocional, FFK ka kërkuar që stadiumi “Fadil Vokrri” të mos jetë një teatër me “audiencë pasive”, por një arenë ku secili duhet të jetë në këmbë për t’u bërë “lojtari i dymbëdhjetë”.
Në këtë mobilizim kombëtar, FFK vë në dukje se sonte “nuk luan vetëm një ekip, sonte luan një komb i tërë”, ku çdo sprint dhe duel i Dardanëve duhet të ndjejë shtysën që vjen nga tribunat.
Duke kërkuar që “mos e ndal këngën kur topin e kemi ne, e as kur e kanë ata”, FFK synon që energjia e tifozëve të shndërrohet në presion dhe avantazh mbi kundërshtarin mik.