FFK shpall yllin e javës në BKT Superligën e Kosovës
Lexohet për: 1 min.
274030174_4668607939934561_5972281952571620160_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin "YLLI I JAVËS", për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 20-të në BKTSuperligë është shpallur futbollisti nga radhët e KF Drenica, Genc Hamiti. Mesfushori ofanziv i kuqezinjve ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren që skuadra e tij e realizoi si mysafire në stadiumin “18 Qershori” në Klinë kundër KF Dukagjini, me rezultat 1:2.

Ai asistoi në të dy golat për bashkëlojtarët e tij, derisa ishte mjaft kreativ gjatë tërë ndeshjes, duke qenë më i merituari që Drenica arkëtoi tri pikë të rëndësishme nga ky udhëtim.

Pas kësaj fitoreje FC Drenica stabilizohet në renditje, pasi aktualisht ndodhet në pozitën e 5-të me 27 pikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024