Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) do të jetë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës për mbarëvajtjen e ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe Izraelit.
FFK ka bërë të ditura rregullat për hyrje në stadium, gjërat të cilat janë të palejuara të futen brenda, si dhe ka konfirmuar që është hartuar urdhri operativ policor, raporton KosovaPress.
Urdhri operativ policor ka për qëllim:
• Sigurinë e përgjithshme para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes,
• Ndërmarrjen e masave të nevojshme policore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimin e të gjitha dukurive negative që shkaktojnë jostabilitet,
• Parandalimin, luftimin e dukurive negative dhe akteve kriminale të mundshme që në çfarëdo mase do të rrezikonin qetësinë publike,
• Mbrojtja e jetës dhe pronës publike e private.
• Shtimi i masave të mbikëqyrjes dhe kontrollit të trafikut, me qëllim të rrjedhjes normale dhe sa më të mirë të pjesëmarrësve në trafik, përfshirë riorientimin e trafikut përgjatë kalimit të eskortave, ku do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit, andaj kërkohet mirëkuptim i plotë nga qytetarët.
• Policia e Kosovës do të jetë e vendosur në perimetrin e sigurisë, me ç’rast do të bëjë filtrimin e shikuesve për moslejimin e bartjes së gjësendeve të palejuara apo të rrezikshme në portat hyrëse etj.
Rregullat për hyrje në stadium:
• Kërkohet posedimi i dokumentit identifikues së bashku me biletë, përderisa ata që nuk posedojnë bileta nuk do të kenë mundësi të afrohen te portat e stadiumit.
• Veturat për qasje në parkingun zyrtar duhet të jenë të pajisura me parking PASS, në të kundërtën nuk do të lejohet parkimi në atë zonë (me përjashtim të veturave të FFK-së dhe personave të pajisur me biletën VIP).
• Mjetet piroteknike,
• Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë,
• Pijet alkoolike dhe substancat narkotike,
• Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh),
• Armë zjarri ose armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë,
• Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palosshme etj.),
• Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar.