Fetahu: Kontributi i Beqajt për sportin është historik
Lexohet për: 2 min.
Beqaj
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, e ka vlerësuar lartë kontributin e Belul Beqajt i cili vdiç sot.

Në telegram ngushëllimin për familjen e tij, Fetahu ka thënë se Beqaj ka dhënë një kontribut historik për sportin e Kosovës si para, ashtu edhe pas luftës.

Kjo është letra e plotë e Fetahut:

Sot në mëngjes jemi zgjuar të shokuar kur kemi dëgjuar lajmin tronditës se ka ndërruar jetë, i nderuari dhe i respektuari, Belul Beqaj. Vdekja e tij ka tronditur gjithë komunitetin e basketbollit.

Ai do të kujtohet jo vetëm si ish kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, por edhe një person që ka hyrë në histori për tu mos harruar asnjëherë.

Kontributi i tij për sportin më të dashur ishte para dhe pasluftës. Në kohë të vështira dhe me shumë sfida. Veprat e tij kanë hyrë në histori.

Beqaj ishte një person shumë i afërt me bashkëpunëtorët, me vizion të qartë dhe largpamës. Ndihma e tij që ka dhënë në basketbollin e Kosovës nuk do të harrohet asnjëherë.

Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Beqaj dhe gjithë komunitetin e basketbollit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025