Ministria e Punëve të Brendshme ka lansuar fushatën ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive “Festo me zemër, jo me armë”. Qëllimi i kësaj fushate është ngritja e vetëdijes kolektive dhe parandalimit të përdorimit të armëve në mjedise joligjore.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Blerim Gashani derisa ka theksuar misionin e këtij institucioni është zotuar se do të avancojnë nivelin e sigurisë në Kosovë dhe njëkohësisht të përmirësojnë cilësinë e jetës për qytetarët.Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian Annemarie Douwes, ka thënë se është me rendësi të madhe të bëhet vetëdijesimi i qytetarëve për të parandaluar këtë dukuri negative. Derisa ka theksuar mbështetjen e BE-së në këtë drejtim.
Përfaqësuesi i Policisë së Kosovës, Arbnesh Ajvazi, ka nënvizuar se janë duke punuar në këtë drejtim për të ndaluar përdorimin e armëve në ambiente jo ligjore, derisa ka treguar edhe numrin e konfisikimit të armëve që janë përdorur në mënyrë të jashtëligjshme.
E shtëna me armë zjarri në ahengje dhe festime është vepër penale dhe është e ndëshkueshme me ligj.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...