“Festivali i Pranverës” - rrugët që do të mbyllen më 21 e 22 maj në Prishtinë
Lexohet për: 2 min.
Untitled
2 vite më parë
Linku u kopjua

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se më datat 21 e 22 maj do të mbahet “Festivali i Pranverës”, një aktivitet ky që synon krijimin e një kulture transporti urban të menduar përmes ekomobilitetit.

Me këtë rast pjesa qendrore pranë katedrales “Nënë Terezë” - rruga “Xhorxh Bush”, do të shndërrohet në hapësirë të dedikuar për komunitetin, ku përmes rekreacionit, muzikës e artit do të demonstrohet prezenca në pjesën kryesore të qytetit dhe mundësia për shfrytëzim më të madh të hapësirave të përbashkëta.

Nisma ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë përmes zgjidhjeve kreative ekomobile duke iu ofruar mundësinë qytetarëve të përjetojnë udhëtimin përmes transportit alternativ të integruar gjithëpërfshirës e të shëndetshëm (biçikleta, trotinet, skateboard), gjë që do të përmirësojë cilësinë e jetës në kryeqytet.

Për shkak të aktiviteteve gjatë festivalit, më 21 dhe 22 maj, prej orës 07:00 në mëngjes deri në orën 21:00 do të jenë të mbyllura gjatë fundjavës

rruga ‘Xhorxh Bush’, duke vazhduar në drejtim të Bankës Qendrore Rrugës ‘Garibaldi’, deri te semaforët pranë Bankës Qendrore të Kosovës.

“Festivali i Pranverës” do të vazhdojë të organizohet në edicione çdo vit, dhe ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025