Festivali i 2-të Ndërkombëtarë i Filmit Sportiv “Prishtina 2022” vazhdon sot me dy dokumentarë
Lexohet për: 1 min.
10-Festivali
2 vite më parë
Linku u kopjua

Festivali i 2-të Ndërkombëtarë i Filmit Sportiv “Prishtina 2022” do të vazhdojë sot me shfaqjen e dokumentarëve të sportit, ku në programin e sotëm janë dy sosh me tematikë futbollin.

Edicioni i 2-të i këtij festivali u hap mbrëmë me dokumentarin “Kosova e Artë” dedikuar medalisteve olimpike, Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, sot me fillim nga ora 20:10 do të shfaqet dokumentari “Një çerek-shekulli rrugëtim” me autor, Arben Berisha.

Pas “Një çerek-shekulli rrugëtim”, nga ora 20:27 do të shfaqet edhe dokumentari “Pranimi i Kosovës në UEFA, hapja e dyerve të mëdha të futbollit”, i autorit Bujar Mehmeti.

Filmat do të shfaqen në kinemanë ABC në Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025