Festë e madhe sot në Tiranë, nga Ramë Lahaj tek këngëtarja e njohur nga Maqedonia e Veriut - Çfarë pritet të ndodhë
Lexohet për: 2 min.
ram lahaj
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Tenori i famshëm Ramë Lahaj është një prej artistëve më të suksesshëm shqiptarë, zëri i të cilit ja ngritur peshë skenat më të mëdha botërore.
Por sot, më 19 Mars, Lahaj, me performancën e tij, do të jetë i pranishëm në Tiranë, në një Koncert Gala dedikuar 25-vjetorit të themelimit të SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon.

Tenori me famë botërore nuk do të jetë surpriza e vetme e festës së madhe, e programuar për t’u dhënë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Sopranoja Ulpiana Aliaj, këngëtarja e famshme nga Maqedonia e Veriut Karolina Goçeva, Ansambli i Këngëve dhe Valleve e shumë të ftuar specialë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Austria etj, do ta shndërrojnë këtë të martë në një mbrëmje të paharrueshme. Gjithë spektakli do të modelohet nga dy emra të njohur të ekranit, Ardit Gjebrea dhe Fjoralba Ponari. Kjo e fundit edhe imazhi SIGAL UNIQA.

“SIGAL UNIQA Group Austria”, 25 vite histori suksesi

E themeluar në Shkurt 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” prej vitit 2007, SIGAL UNIQA operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni.
Falë strategjisë së tij “par excellence”, modelit të biznesit, menaxhimit financiar dhe stafit profesional, kompania është rritur vit pas viti duke arritur sot një pozicion dominues në tregun shqiptar dhe rajonal të sigurimeve.

Sot, “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, duke numëruar mbi 2400 punonjës e agjentë në mbi 1200 zyra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku operohet me standarde tërësisht evropiane.

Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të “SIGAL UNIQA Group Austria”.

Ndaj dhe sot, nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, mbi rreth 1.2 milionë klientë vazhdojnë t’i besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

Web: www.uniqa-ks.com

E-mail: [email protected]

Tel: +383 38 240 241

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025