Feronikeli 74-Liria, sfidë që mund të ndikojë garën për Superligë
Tema
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Feronikeli 74-Liria, sfidë që mund të ndikojë garën për Superligë
feronikeli-foto
14/03/2026 - 10:39
Linku u kopjua

Skuadra e Feronikelit 74 vazhdon garën për rikthim në elitën e futbollit kosovar, ndërsa përballja e radhës ndaj Lirisë konsiderohet një nga ndeshjet më interesante të javës në Ligën e Parë.

Para këtij takimi, për KosovaPress kanë përfaqësues të skuadrës, të cilët kanë theksuar rëndësinë e ndeshjes dhe objektivin e ekipit për t’u rikthyer në Superligë.

Trajneri i Feronikelit 74, Granit Begolli, ka theksuar se ndeshja ndaj “Lirisë”, është shumë e rëndësishme, por jo vendimtare për fatin e sezonit, duke kujtuar se deri në fund të kampionatit ka ende shumë pikë në lojë dhe skuadra e tij do të mundohet të marrë maksimumin.

“Ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare, jo që vendos gjithçka për shkak se e thashë se ka shumë ndeshje deri në fund, janë edhe 30 pikë domethënë në lojë deri në fund të kampionatit. Po sigurisht, luajmë në shtëpi, është stadiumi jonë edhe kemi rezultate shumë të mira që na kanë përcjellë si vendas. Do të shikojmë normal të marrim maksimumin, por përmes lojës apo përmes asaj që na ka karakterizuar deri në këtu, luftës edhe grupit që kemi, skuadra luan si grup, është shumë e rëndësishme dhe mendoj që mund t'ia dalim të marrim rezultate pozitive në këto ndeshje që kanë mbetur që të arrijmë objektivin që kemi që normal që dihet që është Superliga”, theksoi Begolli.

Begolli ka bërë edhe thirrje për mbështetje nga tifozët, duke theksuar se pret një atmosferë të mirë në stadium për derbin ndaj “Lirisë”.

Futbollisti Herolind Shala e ka cilësuar këtë përballje si një derbi shumë të rëndësishëm për skuadrën e tij, duke theksuar se ekipi është duke u përgatitur maksimalisht për të marrë tri pikët.

“Po është një derbi me shumë rëndësi për ne dhe një lojë shumë e veçantë. I presim në shtëpi dhe jemi duke u përgatitur për atë lojë dhe do të bëjmë gjithçka për me marrë tri pikë në atë lojë”, deklaroi Shala.

Ndërkohë, kapiteni i Feronikelit 74, Armend Halili, është shprehur optimist për rezultatin e ndeshjes, duke thënë se skuadra e tij hyn si favorite në këtë përballje, sidomos duke pasur parasysh faktin se luajnë në shtëpi.

Në renditjen momentale, Feronikelit 74 është i katërti me 47 pikë, kurse Liria e gjashta me 45 pikë, derisa ballafaqimi mes tyre zhvillohet të dielën e 15 marsit nga ora 13:00.

KosovaPress


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026