Shoqata Fermerët Kosovarë të Qumështit bënë të ditur se u mbajt takimi urgjent me anëtarësinë e Shoqatës për shkak të situatës së krijuar me ndërprerjen e grumbullimit të qumështit të freskët nga fermat tona nga qumështorja Vita.
“Kërkesa kryesore ishte një takim i menjëhershëm me qumështoren në mënyrë që të rifillojë grumbullimi.
“Prandaj, ne si shoqatë e prodhuesve kërkojmë urgjentisht nga Ministria e Bujqësisë, respektivisht Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me procedim te rezultateve në mënyrë që të procedojmë me dorëzimin e qumështit të freskët në mënyrë që të evitojmë çdo humbje eventuale të sasisë së prodhuar, duke marrë parasysh edhe temperaturat e larta të cilat mbizotërojne. Në të kundërtën, nuk mund t’i shmangim protestat eventuale të fermerëve”, thuhet në njoftimin e Shoqatës Fermerët Kosovarë të Qumështit.