Ferizaj triumfon ndaj Prishtinës, merr fitore të madhe në Superligë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ferizaj triumfon ndaj Prishtinës, merr fitore të madhe në Superligë
Ferizaji ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Prishtinës, në kuadër të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës, duke bërë një hap të madh drejt mbijetesës në elitën e futbollit Kosovar.
Ndeshja u karakterizua nga një lojë e fortë dhe e luftuar nga të dy skuadrat, ku Ferizaj u tregua kyq në momentet vendimtare. Vendasit arritën të shfrytëzojnë rastet e krijuara dhe të sigurojnë tri pikë të arta, ndërsa Prishtina vazhdoi serinë negative të rezultateve.
Ferizaj, që po lufton për t’iu shmangur zonës së rrezikut, hyri në këtë takim me motiv të lartë pas rezultateve pozitive në javët e fundit dhe arriti ta konfirmojë formën e mirë edhe ndaj një kundërshtari të fortë si Prishtina. Në anën tjetër, kryeqytetasit nuk arritën të reagojnë si duhet, duke mbetur pa fitore në disa ndeshje radhazi.
Kjo fitore i jep një frymëmarrje të madhe Ferizajt në renditje, ndërsa Prishtina rrezikon të mbetet prapa në garën për kreun e tabelës.
Ferizaj me këtë fitore renditet në pozitën e tetë në tabelë me 29, kurse Prishtina mbetet e treta me 39 pikë.