Ferizaj dhe Prishtina fitojnë në Superligë
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ferizaj dhe Prishtina fitojnë në Superligë
superliga foto1234
21/03/2026 - 16:18
Linku u kopjua

Ferizaj ka vazhduar formën e mirë duke marrë fitoren e tretë radhazi, pasi mposhti Drenicën dhe siguroi tri pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë, në kaudër të ndeshjes të Superligës së Kosovës në futboll, e vlefshme për javën e 26-të.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat të barabartë 0-0, kurse në pjesën e dytë, të dy skuadrat ishin më të rrezikshme, duke rrezikuar disa here, derisa i rregullt ishte goli i vendasve i Ade Oguns, i cili i solli fitoren si dhe tri pikë.

Ndërkohë, Prishtina ka fituar derbin e javës ndaj Ballkani, duke i dhënë një start pozitiv trajnerit të ri Alban Dragusha, i cili debutoi me fitore në krye të skuadrës.  Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 83’, ku 17 vjeçari Rin Ahmeti shënoi një gol të bukur pas asistimit të Drin Bajraktarit 20 vjeçar, për rezultatin 1-0.

Pas kësaj fitore, Ferizaj ngjitet në pozitën e shtatë me 32 pikë, derisa Drenica mbetet e nënta me 28 pikë, kurse Prishtina ngjitet në pozitën e tretë me 41 pikë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026