Ferizaj dhe Luboteni ballafaqohen në finalen e Volejbollit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ferizaj dhe Luboteni ballafaqohen në finalen e Volejbollit
New Project - 2026-04-27T131551.200
27/04/2026 - 16:15
Linku u kopjua

Sonte nis seria e finaleve të "Playoff 2026" në konkurrencën e meshkujve, ku vëmendja e volejbollit kosovar do të jetë e gjitha në qytetin e Ferizajt.

Dy rivalët lokalë, KV Ferizaj dhe KV Luboteni, do të përballen në ndeshjen e parë finale për të bërë hapin e parë drejt titullit kampion.

Takimi zhvillohet sonte, më 27 prill, duke filluar nga ora 18:00 në Palestrën e Sporteve "Bill Klinton".

Ky ballafaqim pritet të dhurojë rivalitet të lartë dhe atmosferë të zjarrtë, duke qenë se të dyja skuadrat synojnë të dëshmojnë dominimin e tyre në elitën e volejbollit vendor në këtë përballje direkte ferizajase.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026