Fëmijët të përdorur në protestën në veri – Serbia i shfrytëzon për mesazhe politike pas mbylljes së institucioneve paralele
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Fëmijët të përdorur në protestën në veri – Serbia i shfrytëzon për mesazhe politike pas mbylljes së institucioneve paralele
pamje-protesta---16-05-2025
16/05/2025 - 15:27
Linku u kopjua

Pas mbylljes së institucioneve paralele serbe në komunat veriore të Kosovës, një protestë e organizuar në veri të Mitrovicës ka ngritur shqetësime të reja – këtë herë për shkak të përfshirjes së fëmijëve në aktivitet me përmbajtje politike, raporton KosovaPress.

Në protestën e mbajtur gjatë ditës së sotme, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme u panë duke mbajtur pankarta dhe duke bërë deklarata që nënkuptonin kritika ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës.

Të enjten është mbyllur qendra sportive në veri të Mitrovicës, pas një aksioni të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe inspektorëve komunalë. Qendër kjo e cila ëhstë përdorur nga strukturat paralele serbe.

“Institucionet paralele kanë mbyllur sallën e sportit”, deklaroi një nxënëse duke aluduar në institucionet legjitime të Kosovës si, siç pretendonte ajo, përgjegjëse për kufizimin e aktiviteteve të përditshme të komunitetit serb”.

Protesta vjen pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për të mbyllur një sërë institucionesh paralele serbe që kanë funksionuar në mënyrë të jashtëligjshme në veri të vendit, qendra administrative dhe objekte të tjera që janë financuar dhe drejtuar nga Serbia.

Ky hap është ndërmarrë në kuadër të zbatimit të plotë të ligjshmërisë dhe sovranitetit në të gjithë territorin e Kosovës, sipas deklaratave të zyrtarëve qeveritarë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026