Federata e Xhudos feston Ditën Olimpike me krenari
Vendor
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Federata e Xhudos feston Ditën Olimpike me krenari
New Project - 2026-06-23T143933.201
23/06/2026 - 16:42
Linku u kopjua

Federata e Xhudos së Kosovës ka shënuar Ditën Olimpike duke kujtuar sukseset historike të sportistëve kosovarë në arenën më të madhe botërore.

Në njoftimin e saj, theksohet krenaria për pesë medaljet olimpike që kanë ngritur flamurin e Kosovës:

Medalje e artë: Majlinda Kelmendi — Rio 2016
Medalje e artë: Distria Krasniqi — Tokio 2020
Medalje e artë: Nora Gjakova — Tokio 2020
Medalje e argjendtë: Distria Krasniqi — Paris 2024
Medalje e bronztë: Laura Fazliu — Paris 2024

Federata vlerëson edhe punën e trajnerit Driton Kuka, i cili konsiderohet arkitekti i këtyre sukseseve historike.

Në mesazh thuhet se këto rezultate janë dëshmi e sakrificës, disiplinës dhe përkushtimit që e kanë ngritur xhudon e Kosovës në majat botërore.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026