Detaje nga përleshja e tifozëve ku mbetën të lënduar dy persona
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Detaje nga përleshja e tifozëve ku mbetën të lënduar dy persona
suhareka-superliga
26/04/2026 - 10:21
Linku u kopjua

Pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet Prishtinës së Re dhe Drenicës në Hajvali, situata ka degraduar në një përleshje fizike mes tifozërive të të dyja ekipeve, duke lënë pas vetes të lënduar.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës, si pasojë e dhunës ka mbetur e lënduar një femër, ndërsa një mashkull është therrë me thikë. Të dy viktimat kanë pranuar menjëherë tretmanin e nevojshëm mjekësor pas incidentit të rëndë.

Lidhur me këtë ngjarje, Policia ka konfirmuar se është arrestuar një person i dyshuar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme. Organet e rendit po vazhdojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të përleshjes, ndërsa mbetet të shihet se cilat do të jenë masat disiplinore që do të ndërmarrë Federata e Futbollit ndaj klubeve dhe tifozërive përgjegjëse.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026