Federata e volejbollit sjell një spanjoll në stafin teknik të kombëtares
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Federata e volejbollit sjell një spanjoll në stafin teknik të kombëtares
volejboll (3)
20/05/2026 - 09:45
Linku u kopjua

Shtabi Teknik i Kombëtares së Kosovës të volejbollit në kuadër të vajzave është kompletuar me ardhjen e spanjollit Alberto Ruiz Rubio, ku do t’i bashkohet ekipit në kuadër të përgatitjeve për garat ndërkombëtare.

Alberto ka përvojë të madhe ndërkombëtare, në vitet e fundit ishte pjesë e ekipit të VfB Suhl LOTTO Thuringen, me të cilin u shpall kampion i Bundesligës Gjermane dhe fitues i Kupës së Gjermanisë.

Ndërkohë, Kombëtarja e Kosovës vazhdon përgatitjet për sfidat e ardhshme me synimin për paraqitje sa më të suksesshme në arenën ndërkombëtare.

Kombëtarja A drejtohet nga përzgjedhësi Lorik Ilazi, i cili tashmë krahas dyshes së bashkëpunëtorëve nga Kosova, Ylli Kadriu e Vlora Berisha, do ta ketë edhe spanjollin Rubio.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026